Titolo: | 250 Këngë qytetare shkodrane |
Categorie: | Libri dell'Associazione in lingua Arbëreshe |
LibroID: | ult-16 |
ISBN-10(13): | ult-16 |
Numero Pagine: | 0 |
Lingua: | Albanese |
Prezzo: | |
Valutazione: | |
Immagine: |
|
Descrizione: |
Botimi i vëllimit "250 këngë qytetare shkodrane" ka për qëllim ruajtjen dhe përhapjen e vlerave më të mira të këngës qytetare shkodrane, këngë e cila numëron dashamirë të shumtë jo vetëm në qytetin që e lindi dhe e kultivoi, por edhe në mbarë vendin tonë. Mendojmë se botimi i këtij vëllimi, krahas plotësimit të një boshllëku më se të ndje-shëm në botimet tona të kësaj natyre, do të jetë gjithashtu një ndihmesë e vyer, kryesisht për këngëtarët dhe instrumentistët e rinj të këngës qytetare shkodrane. Ndër 250 këngët e përfshira në vëllim, 200 këngët e para i përkasin traditës së vjetër e të re të ahengut qytetar shkodran; 16 këngët që vazhdojnë janë krijime të disa kompozi-torëve të njohur shkodranë, krijime që për mbështetjen ë frymëzuar të tyre në një rreth tëgerë intonacionesh qytetare, kanë hyrë tashmë në repertorin e qëndrueshëm të këngës qytetare shkodrane; kurse 34 këngët e fundit i përkasin ciklit të këngëve të ceremonialit të. dasmës• shkodrane që, me siguri, përbëjnë një nga pasuritë më të çmuara të folklorit muzikor shkodran. Gjatë punës sonë shumëvjeçare me këngëtarë dhe instrumentistë të njohur të këngës qytetare shkodrane, kemi arritë të notizojmë pjesën më të madhe të këngëve të përfshira në vëllim. Në përcaktimin e variantit më të mirë kemi parë me kujdes çdo variant të para-qitjes së tyre në praktikën e sotme të interpretimit apo në botimet e ndryshme ku gjithashtu janë përfshirë një pjesë e kufizuar e këngëve që përmban vëllimi "250 këngë qytetare shkodrane". Është e kuptueshme që, ashtu si çdo krijim tjetër me karakter popullor, dhe kënga qyte-tare shkodrane ka patur në zanafillën e vet autorin apo autorët e krijimit të saj. Por duke patur parasysh faktin se transmetimi i ikësaj kënge nga brezi më i vjetër, tek brezi më i ri i këngëtarëve popullorë është bërë dhe vazhdon të bëhet edhe sot kryesisht në mënyrë gojo-re, edhe autorësia e tyre është shkrirë gradualisht me atë të popullit. Megjiatë, përmes arkivave, fotografive, botimeve të ndryshme, kujtimeve gojore apo të shkruara; njihen shumë emra krijuesish që kanë mbetur të pashlyer në kujtesën e qyte-tarëve shkodranë. Kështu është e njohur dhe e çmuar në qytetin e Shkodrës veprimtaria krijuese e Hysejn Dobraçit, të cilin ideologu ynë i Rilindjes Kombëtare, Zef Jubani, e ka quajtur "Anakreonti shqiptar" dhe e Sali Patës, që të dy të fillimit të shekullit XIX; ajo e Halil Tophanës dhe e Shtjefen Shahirit; ajo e sazexhiut të talentuar Simon Marketës; krijimtaria e Kasem Xhurrit dhe e Mark Kranjanit, që të dy të njohur si reformatorë të-ahengut shkociran, ajo e Oso Selës (Falltores), sazexhi dhe vjershëtar; ajo e rapsodit qyte-tar të periudhës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Nel (Zenel) Maha; ajo e Palokë Kurtit, krijuesit të disa prej këngëve-perla të ahengut shkodran; ajo e vjershëtorit Heti i Molla Sylos dhe e këngëtarëve me vlera të veçanta interpretative si Hila i Files, Taro Hoti, Ndrekë Preluka, Shtjefen Jakova (Qorri).
|
Libro Inserito da: | Dan |
Biblioteca on-line: 250 Këngë qytetare shkodrane
Recensioni