Biblioteca on-line: Lutje lirimi
Titolo:      Lutje lirimi
Categorie:      Libri dell'Associazione in lingua Arbëreshe
LibroID:      AR59
ISBN-10(13):      AR59
Numero Pagine:      4
Lingua:      Albanese
Prezzo:        
Valutazione:      0 
Immagine:      cover
Formato ebook:      Scaricare ebook

Descrizione:     

Lutja shën Mikaelit Kryeengjëll
Princ i lavdishëm i ushtrive qiellore, shën Mikael Kryeengjëll! Na ruaj në betejat kundër fuqive të errësirës dhe nga e keqja e tyre shpirtërore! Ndihmoju njerëzve, të cilët Hyji i krijoi në përngjasimin dhe shëmbëlltyrën e vet dhe i shëlboi nga tirania e djallit me çmim tepër të madh! Ty të nderon Kisha si mbrojtës dhe pajtor të vetin, ty Hyji t’i besoi shpirtrat, që një ditë do të ulen në fronet qiellore. Lute, pra, Hyjin e paqes, që ta mbajë djallin nën këmbët tona, që të mos ketë më mundësi t’i skllavërojë njerëzit e t’i shkaktojë dëme Kishës! Së bashku me lutjet e tua, paraqiti para Hyjit të Tejetlartë edhe lutjet tona, që të zbresë mbi ne mëshira e Tij dhe ti të kesh mundësi ta vësh në pranga dragoin, gjarprin e vjetër, Djallin, dhe të lidhur në pranga ta hedhësh në skëterrë, që nga atje të mos ketë më mundësi t’i ngashënjejë shpirtrat! Amen!

Libro Inserito da:      Dan
   

Recensioni
 
vatrarberesh.it