Descrizione
Normalisht shqiptarët që jetojnë në Itali, gatuajnë duke u bazuar në recetat e dy kuzhinave, shqiptare dhe italiane...
Nga njëra anë preferohet tradita e nga ana tjetër janë kërkesat e përditshme që ndikojnë në mënyrën e të ushqyerit dhe si rrjedhim në aplikimin e shumë recetave italiane.
Ushqimet dhe pijet tipike veprojnë si një përcaktues i identitetit që praktikohet nga individët, si një faktor identifikues i grupit, ashtu siç shihet në rastet e festave fetare e laike, ku miqtë dhe të afërmit (italianë dhe shqiptarë) mblidhen së bashku dhe shijojnë specialitetet tradicionale.
Në këto raste, recetat tipike shqiptare paraqesin një mjet për të krijuar relacione edhe gjatë komunikimit me italianët. Specialitetet shqiptare ngjallin diskutime rreth prejardhjes së vetë personave, historisë e ngjarjeve që kanë lidhje me ushqimet; kallëzime në lidhje me vendet dhe ambientet shoqërore. Kjo është aftësia e përkatësisë kulturore dhe e përmbledhjes në një vend të gjuhës, traditës dhe shijes
Dimensione della foto originale
120.06 KB (914 x 1323 px)